Modeli: Mercedes-Benz W110 200D
Prodhuesi: Mercedes-Benz, Gjermani
Viti i prodhimit: 1965
Zotëruesi: Emiljano Keçi
Vendndodhja: Durrës
Përshkrim: Prodhimi i modeleve të reja 200, 200D dhe 230 filloi në Korrik të vitit 1965, në fabrikën e Sindelfingen në Gjermani. 200 dhe 200D zëvendësuan respektivisht modelet 190c dhe 190Dc. Motori diesel OM621 në 200D ishte pothuajse identik me atë të 190Dc, por më i përmirësuar pasi kishte një bosht motori me pesë kushineta kryesore (ndryshe nga motori i 190Dc me tre kushineta). Në total janë prodhuar 161,618 njësi të këtij modeli.