Skip to main content

Shelby Cobra (replika)

Periudha
Mjete Historike (Deri në 1970)
Dekada
1961-1970
Marka
Shelby
Modeli
Cobra (Replika)
Viti i Prodhimit
1964

Modeli: Shelby Cobra (replika)

Prodhuesi: Ford

Viti i prodhimit: 1964

Vendndodhja: Tiranë

Përshkrim:  Shumica e makinave janë të lidhura më shumë me origjinën e tyre se sa me personin që i krijoi. Dhe këto marka janë ato më të veçantat, ato që na ngelin në mendje, të tilla edhe si Shelby Cobra nga Carroll Shelby, një pilot garash dhe njëkohësisht dhe një sipërmarrës kishte vizionin e për të krijuar makinën e tij. Në vitin 1961 ai dëgjoi se kompania britanike AC Cars do të ndalonte prodhimin e modelit AC Ace për shkak se kompania furnitore e motorit nuk do të furnizonte më. Kështu ai kërkoi që AC të sillte një makinë pa motor, dhe i vendosi një motor V8 Ford 260, e më pas një V8 289 po nga Ford. Me pak ndihmë edhe nga vetë kompania nga Detroit, në vitin 1962 më në fund mundi të dale në treg egzemplari i pare i Shelby Cobra. Pesha e ulët prej rreth 1050kg dhe fuqia e motorit prej rreth 275 kuaj fuqi bëri që kjo makinë të bënte bujë në botën e automobilizmit por edhe në kompeticione të ndryshme. Gjjithashtu, ky model është edhe një nga më të lakmuarit për sa i përket Replikave.