Në një kohë kur industria automotive po transformohet me ritme të shpejta dhe teknologjia po ndryshon mënyrën si lëvizim dhe jetojmë, eventet që bashkojnë profesionistët dhe publikun marrin një rëndësi të veçantë. Në datat 21–24 Maj, Automotive Fair Albania rikthehet për edicionin e tij të katërt në Tiranë, duke sjellë jo vetëm markat kryesore të tregut, por edhe eksperienca unike për publikun – nga gara dhe aktivitete interaktive, deri te spektakle ndërkombëtare. Për herë të parë kemi një performancë nga një grup ndërkombëtar si Stuntman Industries! Por çfarë do të shohë publiku konkretisht? Sot në studio kishim Megi Kokoshi nga DPSHTRR, për të na treguar më shumë rreth këtij panairi që po kthehet në një pikë referimi për industrinë automotive në Shqipëri. #premiumchannel #radiotravel #cars #automotive #fair #albania #automotivefairalbania4