Geek Room të fton në Automotive Fair Albania më 26-29 tetor në Tiranë. Me dhjetëra kompani pjesëmearrëse do të prezantojnë risitë dhe teknologjitë më të fundit në fushën automobilistike, modelet më të veçanta do të ekspozohen në Pallatin e Kongreseve dhe Sheshin Nënë Tereza, gati për tu testuar nga të gjithë fansat. Të tjera hapsira do t'i dedikohen koleksionit të automjeteve Albanian Retro, startupeve të fushës së mobilitetit dhe simulime të situatës së trafikut për më të vegjlit.
Jo vetëm kaq! Shumë evente paralele ju presin. Festivali i shpejtësisë, Burnout Show, Tirana Grand Prix, Super Moto Racing, garat midis makinave elektrike, Climathon Tirana si dhe 2 konferenca ku do të diskutohet rreth transformimit të lëvizshmërisë urbane, sigurisë në rruge, përdorimit të mjeteve elektrike dhe edukimit të profesionistëve të rinj.
Klikoni në automotivefairalbania.al dhe zbuloni të gjitha eventet.
WEB: https://geekroom.al